E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Kriza, përjashtime nga eurozona

Berlin, 17 mars, NOA Për të shmangur problemet që sjell rënia ekonomike e një vendi që përdor monedhën euro, vendet anëtare mund të aplikojnë përjashtimin e tij nga kjo zonë. Projekti është bërë publik nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha se largimi i disa vendeve nga blloku 16-anëtarësh i eurozonës mund të jetë opsion, nëse ai vend vazhdimisht i shkel rregullat fiskale.

Në një fjalim në parlamernt, Merkel tha se kjo lëvizje mund të përdoret vetëm si mjet i fundit.

Merkel u shpreh se valuta e përbashkët evropiane aktualisht po përballet me sfidën më të madhe deri sot të nxitur nga problemet e borxhit të Greqisë.

Merkel tha se asnjë vend nuk duhet të mbetet i vetmuar, por shtoi se mbështetja e shpejtë për Greqinë nuk është përgjigja e duhur, dhe se problemi duhet të goditet në rrënjë.

NOA/EL

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›