E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel kërkon vërtetësi në skandalin e abuzimeve



Kancelarja e shtetit gjerman, Angela Merkel ka kërkuar një sqarim intensiv të të gjitha rasteve të abuzimeve në shkollat dhe institutet katolike.
Duhet të ketë "vërtetësi dhe qartësi" mbi gjithçka që ka ndodhur, deklaroi Merkel në parlamentin gjerman. Kancelarja shtoi më tej se debati nuk duhet kufizuar vetëm tek Kisha Katolike.
Më parë i ngarkuari i Kishës Katolike për zbardhjen e skandalit të abuzimeve në strukturat e kishës, ipeshkvi i Trier-it Stephan Ackermann, ka pranuar se në rastet e dhunës seksuale nuk është folur hapur.
"Atje ku ka munguar vullneti i vërtetë për zbardhjen e rasteve dhe autorët e abuzimeve janë transferuar nga një strukturë në tjetrën, janë bërë përpjekje për mbulimin e abuzimeve," tha Ackermann për gazetën "Rhein-Zeitung".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›