Merkel Viti 2013 me i veshtire

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se kriza e zonës euro është ende larg Gjermanisë dhe se reformat e ndërmarra po japin frytet e tyre.
Në fjalën e saj të urimit për vitin e ri Merkel u shpreh se gjermanët duhet të tregohen të duruar edhe për këtë vit.
Ajo shtoi se prosperiteti i Gjermanisë është në linjë të drejtë me atë të Bashkimit Europian.
"Për të mirën tonë dhe solidaritetin tonë ne duhet të qëndrojmë në peshoren e duhur. Dhe kriza e zonës euro ka treguar se sa e rëndësishme është kjo peshore.
Por ajo ka këmbëngulur se edhe pse larg kriza financiare ende nuk ka përfunduar. Duke kundërshtuar në këtë mënyrë ministrin gjerman të financës i cili në një intevistë gjatë javës ishte shprehur se pjesa më e keqe e krizës kishte kaluar.
Edhe pse gjermanët shpesh herë nuk kanë qenë dakord për kontributin që kanë dhënë për vendet në krizën, ata vazhdojnë të vlerësojnë punën e Merkelit.
Kjo e fundit e cila po kërkon një mandat të tretë në zgjedhjet e shtatorit ka deklaruar se papunësia në Gjermani ka shënuar rënie.
Por pavarësisht rritjes së ngadaltë ekonomike ajo ka paralajmëruar se kushtet ekonomike gjatë 2013-ës do të jenë më të vështira se në 2012-ën.
Analistët politikë mendojnë se Merkel gjithësesi ka më shumë shanse për të formuar një qeveri në zgjedhjet e ardhshme.