E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re feston e para 2013

Ashtu si cdo vit ura e Sidnejit në Australi ka dhuruar një spektakël të vërtetë dritash në sekondat e ndërrimit të viteve. Një milion e gjysëm australianë kanë qenë të pranishëm në një nga spektaklet më të bukura të fishekzjarreve.

Viti i ri është festuar në fillim të zemër të paqësorit. Ishujt e vegjël të Kiribatit dhe Samoas kanë festuar të parët në botë 2013-ën.
Më pas ka qenë Zelanda e re. Në kryeqytetin Aukland festa e fishekzjarreve ka mbledhur në qendër të tij mijëra persona. Pritja e vitit të ri në Zelandën e re ishte dhe e para e transmetuar LIVE nga rrjetet prestigjoze televizive Ndërkohë, pjesa më e madhe e botës është ende në pritje të vitit 2013.

Japonia prej gati një mijë vjetësh tregohet gjithnjë e përpiktë në festimin e ardhjes së vitit të ri.

Ndërsa në Nju Jork u është dhënë dora e fundit përgatitjeve. Këtë vit ceremonia i është kushtuar paqes në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›