E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel dhe Erdogan kerkojne integrim me te mire

Kryeministri turk Recep Tayyp Erdogan i icili kishte ardhur ne Berlin per te pare ndeshjen futbollistike Gjermani-Turqi te vlefshme per Kampionatin Evropian 2012 u prit te shtunen 09.10.2010 nga kancelarja gjermane Angela Merkel CDU. Me kete rast ata biseduan edhe rreth debatit per integrimin ne Gjermani.

Merkel theksoi se nuk behet fjale per asimilim por per integrim. Ketu ben pjese mesimi i gjuhes gjermane ne menyre qe para se gjithash te rinjte turq te kene shanset e barabarta me te rinjte gjermane. Behet fjale per pjesemarrjen ne shoqerine tone mbi parimet e shoqerise sone tha Merkel pas takimit.

Thirrja e Erdoganit per turqit ne Gjermani

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga nje konference e perbashket shtypi Merkel-ErdoganKryeministri turk perseriti edhe njehere qendrimin e tij sipas te cilit asimilimi eshte nje krim kunder njerezimit. Njekohesisht ai u beri thirrje turqve qe jetojne ne Gjermani qe te integrohen ne shoqerine gjermane. Behet fjale per respektin ndaj nje shoqerie menyres se te jetuarit dhe vlerave te saj. Integrimi eshte i nevojshem ne menyre qe te jete e mundur bashkejetesa paqesore shtoi Erdogan. Njekohesisht ai shtoi se ne kete drejtim ka ende deficite. Keshtu qe te dyja vendet duhet te mendohen se cfare mund dhe duhet te behet ende. Erdogan i cili vjen nga partia qeveritare islamiste e moderuar AKP e cmoi lart deklaraten e presidentit gjerman Christian Wulff sipas se ciles edhe feja islame eshte pjese e Gjermanise.

Merkel paralajmeroi nje bilanc kritik per integrimin e emigrantete. Per te theksuar problemet e pranishme bilanci do te behet ne tetor te vitit 2011 me rastin e 50 vjetorit te nenshkrimit te marreveshjes gjermano-turke per sjellen e punetoreve sezonale nga Turqia ne Gjermani.

Afrimi dhe negociatat per anetaresim

Erdogan e luti kancelaren gjermane qe te angazhohet per perparimin e negociatave per anetaresimin e Turqise ne Bashkimin Evropian dhe per lehtesimin e regjimit te vizave per biznesmenet artistet dhe studentet.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga kufiri i BE-se me pjesen qipriote turkeMerkel permendi te ashtuquajturin Protokollin e Ankarase si pengesen aktuale per zvarritjen e negociatave. Ky protokoll percakton zgjerimin e unionit doganor ne mes te BE-se dhe Turqise ne te gjitha shtetet e reja anetare pra edhe ne Qipro. Keshtu Bashkimi Evropian kerkon nga Turqia qe ajo te hape portet detare dhe aeroportet per anijet dhe avionet qipriote. Ankaraja refuzon kete kerkese te BE-se per shkak te kufizimeve tregtare ndaj pjeses qipriote turke. Atje turqite qipriote kane shpallur shtetin e tyre i cili eshte njohur dhe pranuar vetem nga Turqia. Pjesa jugore e ishullit e banuar me greke qipriote eshte nga viti 2004 anetare e E-se dhe deshiron te bllokoje pranimin e Turiqse ne BE-se per aq kohe sa Qiproja do te jete e ndare.

Prandaj te dyja palet duhet te levizin nga qendrimet e tyre. Ajo paralajmeroi se ne janar do te udhetoj per ne Qipro per te pare nga afer nese Gjermania mund te luaje ndonje rol negociues. Merkel e theksoi qarte se negociatat per anetaresimin e Turqise jane me perfundim te hapur.

Autor Hartmut Lning dapd dpa rtr / Esat Ahmeti
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›