E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle ne kerkim te votave per vendin e tij - OKB voton per anetaret jo te perhershem te Keshillit te Sigurimit

Gjermania nuk eshte favorite konkurrentet e saj ne gare Kanadaja dhe Portugalia jane te forte. Kanadaja gezon nje imazh te shkelqyer ne te gjithe boten dhe konsiderohet nje komb i drejte dhe neutral. Ndersa Portugalia si shtet i vogel llogarit me shanse te mira ne radhet e kombeve te tjera te vogla para se gjithash tek amerikanojugoret dhe afrikanet.

Perparesite e vendit te tij ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle i ngriti lart qe dy jave me pare gjate vizites se tij te pare ne Kombet e Bashkuara

Ne gjermanet jemi nje vend i cili nuk angazhohet vetem per interesat e tij kombetare por edhe per ceshtje globale si paqe carmatim mbrojtjen e klimes dhe bashkepunimin per zhvillim. Dhe kjo na ben vecanerisht te pershtatshem per kete detyre.

OKB voton te marten 12.10 per anetaret jo te perhershem te KS

Kater ditet qe kaloi atehere ne Nju Jork Westerwelle i perdori per te bere reklame per Gjermanine. 32 here u takua ai ne takime dypaleshe me ministra te shteteve te tjera. Dhjete ministra arabe i priti per mengjese te perbashketa pune. Edhe kete here do te jete e njejta gje. Te henen ne mbremje 11.10. do te kete nje pritje ne perfaqesine gjermane ne Kombet e Bashkuara ne te cilen do te jene te ftuar mbeshtetesit e Gjermanise dhe te lekundurit te cilet duhen bere per vete.

Ashtu si Portugalia edhe Gjermania synon te fitoje votat e kombeve me te vogla te cilat perbejne shumicen ne OKB. Ne te kaluaren ato jane neglizhuar tha Westerwelle ne fjalen e tij para Asamblese se Pergjithshme

Nese Afrika dhe Amerika Latine nuk perfaqesohen ne Keshillin e Sigurimit si anetare jo te perhershem kjo nuk i pergjigjet arkitektures se botes sone sot. Edhe Azia me te drejte e sheh veten te perfaqesuar me pak nga sa i takon.

Bildunterschrift Ministri i Jashtem Guido Westerwelle para Asamblese se Pergjithshme te OKB-se

Nese kjo strategji perqafimi do te kete sukses do te tregohet ne votimin e dites se marte 12.10.. Gjermanise i duhen dy te tretat e votave per te marre per dy vjet vendin prestigjioz ne Keshillin e Sigurimit ne rrethin e vendeve te cilat vendosin vazhdimisht per luften dhe paqen.

Suksesi i Gjermanise do te ishte edhe per Westerwellen nje triumf i madh

Ne te kundert nje deshtim i Gjermanise ka te ngjare ti llogaritet ministrit te Jashtem si disfate personale. Dy jave ne pare Westerwelle shprehej me nje optimizem te kujdesshem

Nuk duhet ta levdosh diten pa ardhur mbremja dhe kandidaturat para rezultatit te zgjedhjeve por une jam optimist. Ne kemi konkurrente te forte por ndikimi dhe besueshmeria jone vleresohen ne te gjithe boten.

Autor Nicholas Buschschlter/Eliana Xhani

Redaktoi Angelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›