E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel dhe Monti, të kënaqur me përparimin e Italisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri italian, Mario Monti, kanë vlerësuae përparimin e Italisë në zbatimin e reformave ekonomike.

“Përpjekjet për të zbatuar reformat janë mbresëlënëse. Personalisht jam e bindur se do të ketë rezultate nga këto reforma”, ka thënë Merkel, pas takimit në Berlin.

Ndërsa kryeministri italian Monti, ka thënë se edhe tregjet financiare kanë nisur të përshëndesin përpjekjet e Italisë në përmirësimin e situatës buxhetore.

“Tregjet kanë nisur të pranojnë suksesin tonë”, ka deklaruar Monti, vendi i të cilit ka kohë që vuan nga kriza e borxheve.

Në pyetjen nëse Italia do të kërkojë ndihmën e Evropës, Merkel dhe Monti nuk janë përgjigjur drejtpërdrejt, por kancelarja ka shfaqur besimin se Roma do t`i marrë vendimet e tilla në mënyrë të pavarur.

Megjithatë, Monti, në deklaratat e tij për mediat italiane, ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›