Merkel fiton çmimin e OKB për mbrojtjen e refugjatë

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është përshëndetur për “guximin e saj të madh moral dhe politik” në mbështetjen e refugjatëve. 68-vjeçarja mori çmimin Nansen nga agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR).
Gjatë mandatit të Merkelit, Gjermania mirëpriti më shumë se 1.2 milionë refugjatë dhe azilkërkues në kulmin e krizës së emigrantëve 2015-16. Në atë kohë, Merkel tha se fluksi ishte “një provë për vlerat evropiane si rrallë herë më parë”.
Duke komentuar çmimin, shefi i UNHCR-së Filippo Grandi vlerësoi vendosmërinë e Merkelit për të mbështetur të drejtat e njeriut dhe parimet humanitare.
“Duke ndihmuar më shumë se një milion refugjatë për të mbijetuar dhe rindërtuar, Angela Merkel ka treguar guxim të madh moral dhe politik. Ishte një udhëheqje e vërtetë që bëri thirrje për dhembshurinë e të gjithëve ne, duke qëndruar i palëkundur kundër atyre që predikonin frikën dhe diskriminimin. Ajo tregoi se çfarë mund të arrihet kur politikanët ndjekin rrugën e duhur dhe punojnë për të gjetur zgjidhje për sfidat në vend që thjesht të zhvendosin përgjegjësinë tek të tjerët”, tha ai.
/rtsh.al/