E Enjte, 5 Nëntor 2026

Merkel i bën thirrje Kinën për dialog për miratimin e vaksinave

Kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi Kinës që të përfshihet në një dialog mbi miratimin e ndërsjellë të vaksinave për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, gjatë bisedimeve në internet me kryeministrin kinez Li Keqiang.

“Ne mund ta përmbajmë vetëm këtë pandemi së bashku. Kina dhe Gjermania mund të luajnë një rol të rëndësishëm këtu”, theksoi Merkel në fillim të konferencës online.

Merkel bëri thirrje për diskutime të hapura mbi prodhimin e vaksinave dhe miratimin dypalësh, të paktën me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në mënyrë që të fitohet beteja kundër virusit./ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›