Merkel: Çmimit Nobel për Paqe, vendim i mrekullueshëm për BE

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vlerësoi sot në Berlin se dhënia e Çmimit Nobel për Paqe për Bashkimin Evropian, paraqet “vendim të mrekullueshëm”.
Më tej ajo ka theksuar se për ta mbajtur paqen, demokracinë dhe lirinë duhet punuar fuqishëm.
“Gjashtë dekada të paqes në Evropë është kohë e gjatë për ne që jetojmë në Bashkimin Evropian, por në histori është kohë shumë e shkrutër. Për këtë arsye ne kurrë nuk duhet ta harrojmë këtë me qëllim që për ta mbajtur këtë paqe, demokraci dhe liri, duhet të punojmë fuqishëm dhe pa ndërprerje”, tha Angela Merkel.
Më herët këtë vendim e përshëndeti edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, i cili deklaroi se është një nder i madh që Bashkimit Europian i është dhënë Çmimit Nobel për Paqe.