E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistani mirëpret arrestimin e ushtarëve britanikë

Qeveria afgane ka mirëpritur arrestimin e shtatë ushtarëve britanikë, të dyshuar për vrasje, duke e cilësuar atë si “masë të mirë për parandalimin e viktimave civile” në Afganistan.

Këto komente të zëdhënësit të ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit, Mohammad Zaher Azimi, u bënë pasi ministria e mbrojtjes e Britanisë njoftoi se shtatë pjesëtarë të saj janë arrestuar dje, të dyshuar për vrasje lidhur me një incident në Afganistan, vitin e kaluar.

Britania i ka afro 9500 ushtarë në Afganistan, dhe është e dyta për nga numri i pjesëtarëve të saj në këtë vend pas Shteteve të Bashkuara.

Pjesa më e madhe e kontigjentit britanik ndodhet në provincën Helmand në jug të Afganistanit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›