Merkel nuk besonte ne bashkimin e dy Gjermanive

Sipas një biografie të paautorizuar të një nga grave më të pushtetshme në vend, Merkel në rininë e saj ishte një komuniste. Në të vërtetë jeta e Merkel nuk është e panjohur dhe as aktivitet që kanë shënuar karrierën e saj politike. Por Ralf Reuth dhe Günther Lakman, pari gazetar i Bild, dhe i dyti për Di Velt, duket se kanë zbuluar dicka më shumë. Edhe gjëra që sipas tyre ajo shpresonte që të harroheshin. Sipas dy autorëve të ‘Jeta e parë e Angela Merkel” libri që do të dalë në shitje në 14 maj,
Kancelarja gjermane ka qenë një nga drejtueset e lëvizjes rinore të Partisë si përgjegjëse për propagandën dhe në mbështetje të një socializmi demokratik në një Gjermani lindore të pavarur. Në një intervistë të një dite më parë për Bild një nga autorët shprehet se Angela Merkek nuk ishte në favor të Bashkiit të Gjermanisë, dhe se ishte një komuniste reformatore. Ndërkohë që vetëm katër muaj para zgjedhjeve reagimet politike në vend kanë qenë të menjëhershme duke kërkuar shpjegime nga vetë Merkel për rolin e saj në rradhët e partisë komuniste.