Turqi shperthim i fuqishem ne kufi me Sirine 18 viktima
Dy automjete të mbushura me eksplozivë kanë shpërthyer në një qytet turk në kufi me Sirinë duke shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve. Lajmi është konfirmuar nag mediat vendase dhe autoritetet policore. Ministri i brendshëm turk Guler ka konfirmuar për një televizion privat turk se një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Reihanlit, pranë kufirit me Sirinë. Guler u shpreh se numri i të plagosurve ishte më i madhs e 22 por nuk ka dhënë një shifër të saktë. Ende nuk ka konfirmim për përfshirje të sirianëve në këtë atentat. Turqia e cila ka një territor kufitar prej 804 kilometrash të përbashkët me Sirinë është një mbështetëse e rëndësishme e rebelëve sirianë dhe Ankaraja ka lejuar që territori i saj të përdoret si një bazë logjistike për rebelët. Ministria e shëndetësisë ka deklaruar se në vendngjarje janë dërguar të paktën 15 ambulanca.