E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbyllen manifestimet e Jubileut të Diamanttë

Festimet katër-ditore anembanë vendit, gjatë të cilave miliona njerëz, kanë shënuar 60 vjetorin në fron të Mbretëreshës Elizabetë përfundojnë sot me një shërbim në Katedralen e Shën Palit dhe një procesion me karrocë mbretërore nëpër qendër të Londrës.

Burri i monarkes britanike, Princi Filip, do të mungojë në këto ngjarje për shkak se është shtruar në spital.

Pallati Bukingham në Britani njofton se Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetë, është shtruar në spital me një infeksion në fshikëzën e urinës dhe si pasojë nuk do të marrë pjesë në festimet e tjera të jubileut 60 vjeçar të ngjitjes së saj në fron.

Në një njoftim për shtyp, pallati tha se princi 90 vjeçar u shtrua në spitalin King Edwardi i shtatë në Londër nga kështjella Winsdor ditën e sotme, ku ai do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve për pak ditë.

Më vonë, yjet e muzikës nderuan Mbretëreshën Elizabeta me një koncert tre-orësh para Pallatit Buckingham, në praninë e dhjetëra mijëra njerëz.

Prince Filip, 90 vjeçar, ishte krahas Mbretëreshës gjatë festimeve të së djelës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›