Merkel vizite ne Athine per financat

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të takohet javën e ardhshme në Athinë me kryeministrin Antonis Samaras, konfirmoi ditën e premte Berlini zyrtar.
Takimi vjen ndërsa zërat për mundësinë që Greqia të kërkojë një hua te re shtesë janë gjithmonë e në rritje.
Megjithatë, zëdhënësi i Kancelares, Steffen Seibert, e konsideroi vizitën si “një rutinë e zakonshme”.
”Bëhet fjalë për një vizitë normale, qëllimi kryesor i së cilës është diskutimi i gjendjes së Greqisë, i gjendjes së euros dhe i marrëdhënieve dypalëshe midis Gjermanisë dhe Greqisë”, deklaroi Seibert.
Aktualisht, Athina është duke pritur Kriza grekeGreqi, përleshje përpara gjykatës, politikani vetvritetEkonomia greke në rënie të lirë Plan për grusht shteti në Greqi? këstin e radhës së një huaje madhore prej 130 miliardë eurosh, akorduar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Europian dhe Banka Qendrore Europiane.
Më parë, vendi kishte pasur nevojë për një tjetër superkredi prej 110 miliardë eurosh, si dhe për faljen e gjysmës së borxheve të vendit, për të mos shpallur falimentimin.
Përballë një gjendje gjithmonë e më të rënduar të financave helene, ekziston dyshimi se as masat shtrënguese që është duke ndërmarrë qeveria Samaras dhe këstet e kredisë që po akordohen, mund të mos mjaftojnë për të shmangur kolapsin.