“Shkurta” e Arzana Krajës shkon në Festivalin Rio de Janeiro

Rio de Janeiro International Short Film është festivali më i madh i filmit të shkurtër që i kualifikon fituesit në Akademinë Amerikane të Filmit, Oscar.
Në një njoftim të dërguar nga QKK, bëhet e ditur po ashtu se filmi “Shkurta” do të marrë pjesë edhe në programin zyrtar për kategorinë e filmit të shkurtër në njërin nga festivalet e njohura të filmit në Europë, ku do të shfaqet si premierë europiane, por për shkak të rregullave të Festivalit duhet të pritet publikimi i programit të tyre.
“Shkurta” është një rrëfim i heshtur për Shkurtën, vajzën e pestë të familjes. Ajo dhe babai i saj pasi mbijetojnë luftën përballen me dhimbjen, ndjenjën e fajit dhe moskomunikim mes tyre.
Ky film zgjat 20 min. Skenari dhe regjia është e Arzana Krajës, producent: Besnik Krapi.
Në film luajnë: Kaona Sylejmani Bislim Muçaj. Drejtor i fotografisë është Fitim Shala, kostumografe: Vesa Kraja, kurse montazhi: Faton Hasani.