E Hënë, 2 Nëntor 2026

Merr flakë byrektorja në Pogradec, dyshohet rrjedhje gazi

Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme një byrektore në zonën e njohur si “Agjensia” në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i zjarrit dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar dëmet e shkaktuara nga zjarri./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›