E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis gjykimi për dosjen “5D”, zyrtarët e bashkisë akuzohen se i dhanë tendera kompanisë së tyre

Ka nisur procesi gjyqësor në Gjykatën e Posaçme për  dosjen 5 D. Të pranishëm në sallë ishin Redi Molla, Mariglen Qato, por ndërkohë ka munguar zyrtari tjetër i arrestuar i bashkisë se Tiranës Taulant Tushe, i cili përfaqësohej nga avokati tij.

Të pandehurit i qëndruan kërkesës së bërë në seancën paraprake, për zhvillimin e procesit për gjykim të shkurtuar.

Prokuroria kërkoi shtyrjen e seancës për t’i dhënë mundësinë Taulant Tushes që të paraqitet në seancë pasi ligji kërkon se pas legjitimimit të trupës gjykuese të pandehurit duhet ta pranojnë në sallën e gjyqit kërkesat paraprake./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›