E Enjte, 5 Nëntor 2026

Merr flakë një godinë në Fier/ Prej kohësh ishte e braktisur, nuk dihen shkaqet

Merr flakë një godinë e braktisur në lagjen 1 maji të qytetit të Fierit.

Flakët kanë shpërthyer brenda mjediseve të godinës ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Godina ndodhet pranë drejtorisë së ujësjellësit në Fier, në afërsi të një blloku banimi.

Menjhërë kanë mbërritur uniformat blu dhe forcat zjarrëfikëse për të neutralizuar zjarrin i cili ka avancuar në të gjithë objektin.

Objekti prej kohësh ëahtë i braktisur dhe i pabanuar.  Nuk dihen shkaqet e zjarrin në një ditë me shi si kjo e dielë në Fier.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›