E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ukraina: Nuk ka asnjë tregues se Rusia po kërkon negociata

Rusia nuk po “kërkon sinqerisht negociata”, tha të shtunën ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, pas tërheqjes së forcave ruse nga gjysma perëndimore e Khersonit.

“Deri tani, gjithçka që kemi parë, është përpjekja e Rusisë për të përdorur negociatat si një perde tymi për agresionin e saj të vazhdueshëm në terren,” tha Kuleba në një konferencë shtypi gjatë vizitës së tij në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Kuleba po viziton qytetin kamboxhian për të nënshkruar një traktat miqësie dhe bashkëpunimi me ASEAN në emër të Ukrainës.

“Nëse dëgjoni dikë në mbrëmje në Moskë duke folur për negociatat, mos bëni gabim, do të ketë një sulm me raketa në mëngjes”, shtoi Kuleba.

Kuleba shtoi se nëse një kërkesë e tillë do të bëhej, Ukraina “do ta shqyrtojë seriozisht duke marrë parasysh të gjitha aspektet dhe realitetin në terren”. Kuleba i kërkoi Rusisë që t’u “qasej bisedimeve me mirëbesim”, duke shtuar se “çdo luftë përfundon me diplomaci”.

Kuleba u kërkoi gjithashtu vendeve të ASEAN-it të “marrin çdo masë të mundshme” për të mbajtur të hapur korridorin e grurit, një korridor të sigurt të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia për të eksportuar produkte bujqësore ukrainase përmes Detit të Zi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›