Merr flakë paneli elektrik, panik në një pallat në Tiranë gjatë natës. Shihni çfarë ka mbetur pas

Momente frike mes banorëve të një pallati në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pasho Hysa” mbrëmjen e kaluar, ku dyshohet se ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një kompleksi pallatesh për shkak të një shkëndije elektrike.
Pasi kanë vënë re tymin, banorët kanë lënë apartamentet të frikësuar për disa orë, deri në ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe shmangien e çdo rreziku.
Policia deklaron se janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.
/rtsh.al/