E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr fund bojkoti i seancave gjyqësore, Dhoma e Avokatisë jep vendimin: Nga e hëna nisin gjyqet

“Duhet ta godasim në rrugë gjyqësore. Sot na u vu në dispozicion vendimi i Gjykatës së Apelit. Në këto kushte, ky organ vendimmarrës i bën prezente të gjithë situatën dhe të kaluarën, të gjitha përpjekjet tona në zgjidhjen e këtij konflikti.

Dhoma e Avokatisë ka qenë që në ditët e para. Kemi qenë dhe jemi që çdo gjë të zgjidhet në përputhje me ligjin. U përdor autoriteti i karriges dhe nuk është fare normale që një vend kaq i vogël të ndiqet me autoritetin e karriges, që është mënyra më e keqe për të transmetuar një komunikim.

Duke qenë përpara këtij realiteti, Këshilli Kombëtar i Avokatisë vendosi: Pezullimin e ndërprerjes, për shkak të vijimit të çështjes së këtij vendimi, të ndërpritet bojkoti, duke iu komunikuar kolegëve për këtë vendim”, tha kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›