Shpallet data e zgjedhjeve vendore, Begaj firmos dekretin, zgjedhjet mbahen në 9 maj 2027

Zgjedhjet vendore në Shqipëri do të mbahen më 9 maj 2027. Presidenti Bajram Begaj ka firmosur këtë të premte, më 30 tetor, dekretin që cakton zyrtarisht datën kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e pushtetit vendor.
Vendimi vjen pas konsultimeve që kreu i shtetit zhvilloi gjatë paradites me partitë politike, ku morën pjesë vetëm përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Partitë e opozitës e refuzuan në bllok ftesën e Presidentit.