Merr fund telenovela Runi zgjat kontraten me Mancesterin
ANGLI- Uejn Runi i ka dhene fund telenoveles se kontrates duke firmosur edhe deri ne vitin 2015 me Mancester Junajtid. Pas shume ditesh te mbushura me polemika me akuza dhe kunderakuza sulmuesi anglez ka pranuar propozimin e drejtuesve te klubit duke rinovuar kontraten qe skadonte ne vitin 2012.
Nje lajm i tille ka qetesuar disi ambientin e Djajve te Kuq qe ishte nxehur jo pak nga deklarata e Runit se do te largohej nga Old Traford. Nje gje e tille u konfirmua edhe nga trajneri Aleks Ferguson por diskutimet mes paleve cuan ne arritjen e nje marreveshjeje. Runi ka kerkuar me shume garanci per te ardhmen e skuadres sidomos ne investimet ne merkato.
Nje gje e tille beri qe edhe lojtaret e tjere te Mancesterit te ngriheshin kunder tij.
Ceshtja Uejn Runi nderkohe solli edhe reagimin e ashper te tifozeve te Mancester Junajtid. Paraditen e se premtes nje grup i tyre i veshur me te zeza dhe me kapuc protestuan perpara shtepise se sulmuesit nderkohe qe bene shkrime kercenuese neper mure.
Firmos per Mancester Sitin dhe je i vdekur lexohej ne nje nga keto shkrime qe i referohej mundesise qe Runi te kaloje te rivalet e perjetshem te qytetit. Gjithsesi rreth mesdites ka ardhur edhe komunikata e klubit te Mancesterit qe ka bere te ditur se Runi ka firmosur edhe per 5 vjet te tjera per kete klub.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb