E Martë, 3 Nëntor 2026

Merr jetë projekti i portit ”Durrës Marina”, nisin punimet

Nisin punimet në Portin e Durrës Marina, pjesë e një projekti të rëndësishëm në sektorin e hoteleri turizmit. Marina turistike e Durrësit është tashmë realitet dhe jo vetëm projekt në letër.

Në pjesën lindore të portit kanë nisur punimet për ndërtimin e dy godinave të para, për të  cilat është dhënë leja e ndërtimit në fillim të muajit të kaluar.

Firma e ndërtimit që ka fituar të drejtën për ndërtimin e dy hoteleve të para 8 katëshe, po kryen punimet për rrethimin e kantierit dhe gërmimin e bazamentit për dy ndërtesat ne fjalë.

Leja e Ndërtimit dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit: për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” SH.A. 

Në projektin e Durrës Marina parashikohet të ndërtohen një sërë rezidencash luksi, ndërsa në sipërfaqen ujore parashikohet ndërtimi i kalatave për strehimin e jahteve të përmasave të ndryshme.

Gazetar: Marjo Merhori

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›