E Martë, 3 Nëntor 2026

Saranda gjithnjë tërheqëse/ 8-mujori i parë i vitit, 142% më shumë hyrje në port

Fluksi i turistëve vijon në pikat bregdetare të vendit tonë, e një prej tyre që tërheq gjithnjë është Saranda. Porti i këtij qyteti ka pasur flukse të larta këtë vit. Tetë mujori i parë i këtij viti kishte një realizim të përpunimit të pasagjerëve me një rritje prej 142,5 për qind. Nga ky port janë numëruar në këto muaj 40 kroçera dhe anije turistike dhe 755 jahte e veliera.

“Është 142% rritja e përpunimit të pasagjerëve për vitin 2023 në tremujorin e parë dhe kemi 146 mijë pasagjerë hyrje dalje vetëm për gushtin”, thotë Plarent Shehu.

Edhe pse kemi kaluar mesin e shtatorit, fluksi i lartë i hyrjeve nga porti i Sarandës vijon. Turistët kanë qenë nga të gjitha vendet e botës, por për muajin gusht numrin më të lartë e kishin turistët nga Italia.

“Nga Amerika, Kanadaja, Amerika Latine por ka pasur edhe shumë hyrje nga Polonia, Çekia, Hungaria, Kroacia, Serbia, Italia, gushti ka qenë pothuaj italian”, shton Shehu.

Saranda është një ndër destinacionet më të preferuara turistike, jo vetëm për vendasit por edhe për të huajt të cilët shpesh herë e vizitojnë edhe me kroçera e jahte luksoze.

Gazetare: L. Fili

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›