E Martë, 3 Nëntor 2026

Merren peng 4 persona në Holandë, policia arreston autorin e dyshuar

Katër persona u morën peng në një klub nate në një qytet lindor të Holandës, të shtunën herët në mëngjes nga person, i cili dyshohet se ishte i armatosur dhe me eksplozivë.

 Policia evakuoi zonën, por tha se nuk kishte “indikacione për një motiv terrorist”.

Pengët janë të gjithë punonjës të klubit të natës, tha pronari.

Policia ka arrestuar autorin e pengmarrjes ndërsa nuk dihen ende arsyet e kësaj vepre.

Banorët në rreth 150 shtëpi përreth zonës janë evakuuar dhe qendra e qytetit është mbyllur.

Ende është një qytet i madh me rreth 120,000 banorë rreth 75 kilometra në juglindje të Amsterdamit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›