E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Merreni se është i çmendur”, tensione në Kuvend, Noka godet Ballën me shishe uji (VIDEO)

Me tensione është shoqëruar seanca e sotme parlamentare. Deputeti demokarat Flamur Noka ka goditur me shishen e ujit ministrin Taulant Balla, teksa ky i fundit ishte duke folur.

Edhe pse Garda ka ndërhyrë menjëherë duke e bllokuar deputetin Noka, ai ka arritur që të marrë një shishe uji dhe e ka hedhur në drejtim të Ballës.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përjashtoi nga seanca dhe kërkoi nërprerje të seancës plenare deri në qetësim të situatës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›