Plagosi me armë 22-vjeçarin në Lezhë, arrestohet pas dy ditësh arrati autori

Një 22-vjeçar, i cili dy ditë më parë plagosi shtetasin E. G., 30 vjeç, është arrestuar nga policia.
Blutë e Lezhës njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi L. N., 22 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 11.02.2025, rreth orës 17:00, në lagjen “Nënë Tereza”, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 30 vjeç, e ka plagosur atë, me armë zjarri pistoletë. 30-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.