E Enjte, 5 Nëntor 2026

Merret i pandehur ish-drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Prokuroria e Lezhës ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni dhe 3 ish-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Ndaj tyre Prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”, pasi dyshohet se kanë lejuar dëmtimin e  zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar nga Gjykata marrjen e të pandehurve:  Pjetër Toni, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Pashk Noka, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”; Armando Lleshaj, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”; Tom Gjelaj, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›