E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA: Përzgjedhja e anëtarëve të KLP dhe KLGJ, jo përmes rastësisë së shortit

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi sot për përzgjedhjen e  anëtarëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Ambasada e SHBA po ndjek nga afër procesin e sotëm të nënkomisionit parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve nga radhët e avokatëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor”, thuhet në një reagim të amabsadës.

“Shtetet e Bashkuara presin që ky proces të rezultojë në përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë – gjë që mund të sigurohet vetëm nga përzgjedhja reale e kandidatëve nga nënkomisioni në vend që t’i drejtohet rastësisë përmes një shorti”, thekson ambasada e SHBA.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe garanton shtetin e së drejtës”, nënvizon ambasada e SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›