E Martë, 3 Nëntor 2026

Mërtiri: Berisha, i shtrirë në shtratin e vdekjes, vjell zjarrin e fundit

Analisti Ergys Mërtiri, në emisionin ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi deklaroi se ish- kryeminisytri tani ndodhet në shtratin e vdekjes politike, po vjell zjarrin e fundit, pasi është i braktisur nhga të gjithë dhe i izoluar ndërkombëtarisht.

“E prisja të shkonte në Prokurori. S’kishte rrugë tjetër. Berisha u mundua ta kuroj daljen e tij nga SPAK-u si triumfaliste dhe se u ka çjerrë maskën armikut, kundërshtarit. Bënte sikur ishte i qeshur. Kjo që i ndodh atij është shtrati i vdekjes politike dhe po vjell zjarrin. Ky është një film i Berishës. E vërteta është ndryshe. Është vetëm, i izoluar ndërkombëtarisht dhe me 50 mbështetës. Është në grahmat e fundit politike. Ata që i rrinë afër rrinë vetëm të marrin testamentin. Vajtja në SPAK do të thotë se ka shkuar të përgjigjet. Ai thoshte sikur i kishte marrë ai në pyetje. Është komedi. Ai gënjën sistematikisht. Sa herë del në publik. Është në kontradiktë me veten. Ka thënë Ilir Meta është bandit, pastaj bën marrëveshje dhe thotë është burrë shteti. Nuk është problemi se gënjen, por vetëm del dhe bën poza. Ideja se ai është heroi dhe se aty ke bërë luftë imagjinare është pa sens. Le pastaj kur thua Rama po dridhet, prokurorët po dridhen. Është qesharak.”, tha Mërtiri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›