E Diel, 1 Nëntor 2026

Merz: Nuk do të marrim pjesë në sigurimin e ngushticës së Hormuzit

BERLIN, 16 mars/ATSH/ “A do të marrë pjesë Bundeswehri në sigurimin e ngushticës së Hormuzit?”, ishte pyetja e vetme e madhe që këtë të hënë preokuponte opinionin politik në Berlin: Nga kancelari erdhi pasdite një përgjigje e qartë: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nuk na kanë konsultuar as përpara kësaj lufte. Për Iranin nuk ka pasur kurrë një vendim të përbashkët se a duhet vepruar,” tha Merz. “Prandaj as nuk shtrohet pyetja se si do të angazhohet Gjermania ushtarakisht në këtë çështje. Ne nuk do ta bëjmë.” Trump e shoqëroi kërkesën e tij me paralajmërimin se NATO‑n e pret një e ardhme e zymtë, nëse ajo nuk ndihmon në sigurimin e ngushticës, e cila është tejet e rëndësishme për transportin e naftës. Qeveria gjermane nuk është dakord me këtë. Detyra e NATO‑s është mbrojtja e territorit të aleancës, theksoi një zëdhënës i qeverisë. Dihet mirë se ngushtica e Hormuzit nuk bën pjesë në këtë territor. Qëndrimin e njëjtë e theksoi edhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), i cili paradite priti homologun e tij letonez, Andris Spruds. “Nuk është lufta jonë, ne nuk e kemi nisur atë. Ne duam zgjidhje diplomatike dhe një përfundim të shpejtë, por anije të tjera luftarake në rajon, me shumë gjasë, nuk do të ndihmojnë.” Edhe misionin ekzistues të BE‑së “EUNAVFOR ASPIDES”, i cili u propozua nga përfaqësues të BE‑së, Pistorius nuk e konsideron të përshtatshëm. Ky mision është i fokusuar në sigurimin e rrugëve detare në Detin e Kuq. Situata në ngushticën e Hormuzitështë krejtësisht e ndryshme, si nga pikëpamja gjeopolitike, ashtu edhe nga ajo ushtarake./DW/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›