E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mes distances dhe dialogut - Diplomacia gjermane dhe qendrimi ndaj despoteve

Para cdo vizite tek kryetare te diskutueshem shtetesh ka diskutime ne Ministrine e Jashtme Gjermane. Sa kohe duhet te mbahet rrokja e duarve Mund te ulet vizitori nga Gjermania ne nje divan me nje udheheqes te tille shteti A mund te shkohet ne nje dreke te perbashket Kerkohet gjithmone ekuilibri mes dialogut dhe distances. Kerstin Mller nga partia e Te Gjelberve nga viti 2002 deri ne vitin 2005 ka qene ministre shteti ne Ministrine e Jashtme Gjermane. Ajo rikthen ne mendje vizitat tek pushtembajtesit arabe dhe ne vendet afrikanoveriore. Autokritike ajo thote se asokohe tek pushtembajtesi tunezian Ben Ali apo presidenti egjiptian Mubarak shiheshin aspirata perendimore. Kjo ishte e gabuar. Nje gabim fatal. Ne kete pike kemi ngaterruar stabilitetin me stanjacionin dhe indirekt u kemi ndihmuar ketyre despoteve.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kerstin Mller e Te Gjelberve

Nuk duhet harruar Despotet nuk jane te perjetshem...

Kerstin Mller ndjek sot si opozitare politiken e jashtme gjermane ne komisionin e jashtem parlamentar gjerman. Mesimi qe kam nxjerre eshte Ne nuk do mundemi dot te ndepresim cdo kontakt me regjime te tilla. Kjo nuk eshte nje strategji e vlefshme. Por ne kemi nevoje per nje kompas te sakte orientues ne menyren e veprimit ndaj ketyre despoteve. Nuk duhet harruar qe ata nuk jane partnere per nje kohe pafund dhe se ne momentin qe vjen nje levizje demokratike duhet ta mbeshtesim ate.

Gjermania duhet te qendroje ne kontakt me udheheqes shteti autokrat mendon edhe Joachim Hrster nga partia qeverisese CDU. Ai eshte anetar ne komisionin e jashtem parlamentar gjerman. Argumenti i tij shte detyra jone qe te promovojme modelin tone ne arenen nderkombetare dhe te bejme te qarte qe ne nje demokraci lirite individuale dhe ato politike jane shume te rendesishme qe kjo do te thote edhe mireqenie per keto vende. Dhe po qe se ne sjellim si shembull standartet tona atehere duhet ti sjellim ato ne arenen nderkombetare. Kjo do te thote qe vetem keshtu mund ti drejtojme kerkesen partnereve qe nuk vijne nga shtete demokratike se ata duhet ti ndryshojne marredheniet e tyre.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Joachim Hrster deputet i CDU-se

Sukseset nuk trumbetohen

Si Joachim Hrster mendon shumica e politikaneve gjermane ne baze te motos Ndryshim permes afrimit. Vetem permes nje kontakti te afert mund te ndryshohen marredheniet ne shtetet me deficite ne demokraci. Kemi pasur aty ketu suksese. Sigurisht qe ai nuk trumbetohet me te madhe nga qeveria per arsye te kuptueshme pra ne nuk themi me ze te larte qe ia kemi dale qe ky apo ai shtet kane pranuar lirite. Qeverite perkatese qe kane pranuar kerkesat tona do te ndjeheshin te degraduar ne opinion.

Opozita kritikoi ministrin e Jashtem gjerman Guido Westerwelle se ai nuk duhej te ishte ulur ne nje divan me presidentin iranian Ahmedinexhad. Ekziston rreziku qe diktatoret ti perdorin foto te tilla si me nje minister te Jashtem gjerman per qellime publicitare.

Kujdesi nga te papriturat...

Jan van Aken zedhenes i se Majtes per politiken e Jashtme. shte shume e veshtire. Sigurisht qe behet nje plan i vizites kur udheton ne nje vend te tille ku thua qe me pare une dua te bisedoj me deputetet dhe zyrtaret e nivelit te ulet por nuk dua ne asnje menyre takim me ndonje politikan te nivelit te larte. Por mund te ndodhe qe cdo gje del ndryshe kur je ne vend. Papritur vjen dikush i nivelit te larte dhe ja ku behet edhe fotoja e famshme per shtypin. Pra mund te behet shume e veshtire qe ta menjanosh kete.

Qendrueshmeri dhe jo tolerance per cdo lloj kerkese te autokrateve. Kjo eshte deviza e politikes se jashtme gjermane.

Autor Wolfgang Dick/Lindita Arapi

Redaktoi Angjelina Verbica

160

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›