E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderi i Kombit per aktorin Reshat Arbana


Presidenti i Republikës nderoi të premten në mbrëmje me urdhrin “Nderi i Kombit”, aktorin e shquar të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana.

Në një ceremoni të organizuar në një mbrëmje festive intelektualë dhe artdashës, familjarë dhe miq ishin të pranishëm në momentin emocionues të dorëzimit të urdhrit të lartë me motivacionin: "Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

"Duke parë një vepër që ka mbetur në memorien e kombit dhe duke pasur parasysh faktin që juve ju duan njerëzit në Shqipëri, shqiptarët në Kosovë e Maqedoni, në Mal të Zi e në diasporë, kudo. Keni interpretuar dhjetëra filma, keni interpretuar vepra të Fishtës, të Ali Asllanit, por edhe të njerëzve të thjeshtë. Sinqerisht asnjëherë nuk ju kam parë më të emocionuar se sa sonte. Juve ju duan, sepse kanë arsye t’ju duan, sepse ju jeni një aktor i madh dhe sepse keni mbetur shumë i thjeshtë dhe jeni një njeri fisnik. Ju jeni pjesë e tyre dhe kam një detyrim institucional, por edhe nëse do të kisha qenë pjesë e thjeshtë e shoqërisë, do të isha bërë pjesë e propozimit për t’ju dhënë këtë titull", tha presidenti.

Aktori Arbana pasi falenderoi për këtë nderim të shtetit, theksoi se ndihej shumë i emocionuar dhe tepër i respektuar.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Thaci: Dialog, vetëm si të pavarur
“Nëse Serbia na respekton, nisim bisedimet që sot”
Greqi, pranga shqiptarit, grabiti bankën
Cmimi i Japonisë, Vettel në pole
Shtohen azilantët shqiptarë
Funerali i Alisë, të dielën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›