Mes mjerimit dhe vdekjes
Nje familje me dy te moshuar invalide jeton ne varferi dhe skamje ne shtepine e tyre qe po shembet dhe nga e cila dilet vetem permes nje dritareje.
Pasi kane punuar nje jete te tere Qamil dhe Gjyze Lasku jetojne ne kete gjendje ne qender te Tiranes pasi nje dite muret e shtepise per te cilen disponojne te gjithe dokumentacionin e duhur rane duke rrezikuar jeten e kryefamiljarit. Pamundesia financiare per ta riparuar apo per te bere dicka i ka detyruar te jetojne se bashku me djalin nusen dhe nje vajze te vogel ne te vetmen dhome qe ka mbetur e qe nje dite rrezikon ti zere te gjithe brenda.
Te vrare ne shpirt pasi kane trokitur neper dyert e administrates dy te moshuarit i bejne thirrje jo vetem pushtetareve por kujtdo qe mund ti ndihmoje qe te pakten te mos jetojne me frike.
Shtepia e dy te moshuarve ndodhet prane ish-ambasades jugosllave dhe ata kane jetuar ne te qe prej 36 vitesh.