E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli pret ish-te perndjekurit Vizat beteja e dyte e fituar

Keta shqiptare qe sakrifikuan dhe vuajten me shume per lirine e fjales dhe levizjen pa pengesa e cilesuan heqjen e vizave si renien e dyte te Murit te Berlinit shqiptar.

Kryetarja e Kuvendit duke falenderuar per pjesemarrjen ne gezimin e ketyre momenteve te paharrueshme per cdo shqiptar shprehu respekt dhe mirenjohje te thelle per ata mijera njerez qe u vrane u burgosen dhe vuajten denimet ne gulaget e diktatures me te eger te Evropes.

Historia e ketyre burrave dhe grave eshte historia e nje shpirti te lire historia e nje sakrifice per ata qe donin ta shihnin vendin e tyre te lire. Ata kerkonin qe ta shihnin vendin e tyre dinjitoz kerkonin qe te ishin te lire ne levizjen e tyre. Eshte nje histori prej 100 vitesh burgje internime varje pushkatime pa gjyq. Eshte nje histori qe secili prej jush e di mire. Shqiperia ishte nje burg i madh. Nuk ka nje popull me te vuajtur dhe me te sakrifikuar per lirine sesa kombi jone theksoi Topalli.

Kryetarja e Kuvendit tha se vendimi historik i heqjes se vizave eshte arritja me e madhe historike per nje popull qe ka jetuar historine me te dhimbshme te izolimit te nje vendi qe ishte nje burg i madh per te gjithe shqiptaret. Kemi punuar fort kemi bere reforma te guximshme ndoshta shume te tjere nuk e mendonin se do te vinte dita qe ne do te trajtoheshim me dinjitet dhe do ishim te lire per te shkuar ne ato vende ku secili prej jush ka familjaret . Pa dyshim qe gjate rruges ka pasur pengesa ka pasur perpjekje nga dikush qe nuk donte qe te vinte kjo dite vijoi ajo.

2010-11-12 1539

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›