Mesazhe mashtruese/ Vijnë në “Whatsapp” nga kontakte të njohur, vjedhin të dhënat

TIRANË– “Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë!”, thuhet në mesazh.
Një mesazh i tillë mund të vijë në telefonin tuaj nga një person që ju keni në kontakte. Por mos e klikoni sepse është një mashtrim i cili synon të përvetësojë të dhënat tuaja personale.
Pas përhapjes së këtij mesazhi Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mesazhet që janë duke u shpërndarë së fundmi në Whtasapp, pasi mund tu vjedhin të dhënat.
Këto mesazhe që dërgohen në telefonat e qytetarëve njihet ndryshe si “Phishing”. Përmes tyre synohen vjedhja e të dhënave të përdoruesve. Në të tilla situata qytetarët duhet të bëjnë kujdes të mos klikojnë linqe të tilla, por t’i raportojnë ato pranë autoriteteve përkatëse.
View this post on InstagramA post shared by Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) (@aksk.gov.al)