E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhe nga shqiptaret antike

Shqiperia ka nje jete te fshehur nen nenshtresat e saj po aq te pasur sa edhe jeta qe zhvillohet sot mbi te.

Gjurme te qyteterimeve te hershme fragmente te ndryshme te historise nga periudha e lashtesise antikitetit mesjetes e me vone vijojne te pasohen me zbulime te reja. Se fundmi ka pasur nje intensitet te larte te zbulimeve arkeologjike nga nentoka e po aq te rendesishme kane qene edhe ato nga bota nenujore. Te gjitha keto gjetje trokasin fort ne kureshtjen e pjeses qe ende nuk njohim nga e shkuara e trojeve tona.

Kemi nje intensitet te kenaqshem dhe kjo u konkretizua me germimet ne kanalin e Apollonise. Kete vit patem fatin dhe gjetem 2 bustet te femres dhe mashkullit si dhe nje kembe bronxi. Kjo e rrit edhe me shume interesimin tone ne zone shprehet doktori i shkencave te arkeologjise Altin Skenderaj.

Zbulimi i bustit te aristokratit qe nje gjetje e cila shenon nje faze te rendesishme per gjurmet tona arkeologjike nen siperfaqjen e Apollonise. Zbulimi i rralle u be gjate punes se germimeve per kanalin lidhes midis dy zonave te antikitetit ne sektorin e vilave romake. Keto ishin banesa te aristokrateve qe kishin kushte per te zbukuruar shtepite me buste te tilla. Dhe aq e pasur eshte Apollonia sa femra u gjet ne pjesen e murit te nje banese. Objekte te tilla eshte shume e veshtire te gjenden por zbulimet e fundit hodhen poshte mitin qe nje skulpture e tille te mund te gjendet nje ne 50 vjet shton Altini.

Po aq intrigant paraqitet edhe aktiviteti arkeologjik i fshehur i ujerave shqiptare te Jonit dhe Adriatikut. Zbulimet e fundit te ndermarra permes dy projekeve kombetare kane sjelle deshmi te rralla e mjaft te te rendesishme historike. Adrian Anastasi ekspert i arkeologjise nenujore tregon se Shqiperia eshte nga vendet me pasuri te rralla arkeologjike. Eshte mbi mesataren mesdhetare. Eshte nje bregdet me potenciale te larta te historise nenujore. rezultat i dy projekteve kombetare. Plus gjetja e spirances 2 mije vjecare eshte gjetur ne bashkepunim me peshkataret. 2 projektet per skanimin e dhe krijimin e hartave detare kane gjetur nje anije transporti e Luftes II Boterore dhe dy te tjera te shek XIII-XIV thekson Anastasi.

Pasurite arkeologjike nuk i mungojne as nentokes por pavareisht etjes dhe kureshtjes se madhe per te germuar nen te vullneti nuk mjafton per ti nxjerre ne drite. Nentoka shqiptare eshte shume e pasur me monumente por e kemi shume te veshtire ti germojme e per me teper ti ruajme ato nenvizon Altin Skenderaj. Pavaresisht permasave te pamata te rrenjosura ne thellsite detare krenaria zbehet perballe pasigurise se kesaj pasurie kombetare. Bregdeti vidhet ne menyre sistematike. Eumlshte si te thuash nje nderhyrje ne kodin gjenetik te Shqiperise. Eshte nje pjese me te cilen jo qe krenohemi por mund ta perdorim si pasaporte qe nuk besoj se do te refuzohet ve ne dukje eksperti Anastasi.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›