Rasti i teatrit ne Kurdistan

Rilindja ne teater e trupit pergjate luftes
Ne kete tekst do te paraqese rendesine e identitetit ne teater dhe rolin e teatrit pergjate luftes ne Kurdistan te cilat do ti perpunoj nga shenjimet ne vijim.
Shenjimi i pare Une personalisht kam perjetuar tri luftera te ndryshme Luften e Pare te Gjirit ne mes Iranit dhe Irakut 1980-1988 Luften e Dyte te Gjirit 1990-1991 atehere kur Iraku pushtoi Kuvajtin dhe luften e gjate kunder kurdeve gjenocidin ndaj tyre ushtrimin e dhunes perdorimin e armeve kimike dhe te gazit helmues shtypjen dhe shkaterrimin e gjuhes dhe kultures kurde si dhe zhberjen e identitetit per spastrimin e popullit kurd.
Shenjimi i dyte Teatri pergjate luftes ne Kurdistan ka qene gjithmone forme e rezistences ndaj shkaterrimit. Ka qene nje rigjetje e identitetit kultures dhe rilindjes se individit. Ne vitet 80 kane zoteruar forma drejtime dhe rryma te ndryshme ne Jug te Kurdistanit. Keto forma jo vetem qe kane pasur zhvillim te larte estetik por ato ishin pergjigje e drejtperdrejt dhe reaksion ndaj luftes.
Nje drejtim eshte karakterizuar me punen dhe trajtimin e dramave dhe autoreve nga e gjithe bota. Nepermjet trajtimeve dhe qasjeve te reja te ketyre teksteve filluan te zgjohen nostalgjite dhe endrrat e popullit kurd per liri e te cilat i manifestonin ne menyre simbolike. Nje drejtim tjeter i referohej aspekteve dhe burimeve te tyre kulturore.
Ne nje forme bashkekohore dhe poetike filluan te perpunohen epet mitet figurat historike dhe tregimet e ndryshme kurde ne forma te sofistikuara. Nga kjo forme doli dhe u be e rendesishme ceshtja e identitetit dhe e kombesise kurde duke ritheksuar edhe njehere vleren dhe nevojen ekzistenciale te ketij komuniteti.
Ky disponim dhe kjo atmosfere qendronin shume afer kujteses se publikut kurd. Drejtim i trete ishte teatri eksperimental kurd. Une vete isha bashkethemelues regjisor dhe drejtues i ketij grupi deri me 1991 kur mu desh te largohesha nga Kurdistani. Si krijues i ri i teatrit vazhdimisht preokupohesha dhe shtroja ceshtje si te identitetit/trupit trupit/e luftes luftes/ e rezistences fizike.
Shenjimi i trete Do doja te pershkruaja motivet qe me shtynin drejt ceshtjes se identitetit/ e trupit te cilen e kam ne qender te punes time eksperimentale ne teater.
Nese me luften nuk je ndeshur si ushtar ne front atehere je ndeshur ne nje forme tjeter.
Pervec gazetave te perditshme dhe emisioneve ne radio edhe kanalet televizive irakiane te kane stepur me ore te tera para ekranit me programe me titull Pamje nga lufta te cilat transmetonin drejtperdrejte dhe gjere e gjate sekuenca nga fushebeteja.
Ushtaret iraniane mbajne nje celes te varur ne qafe celesin per ne parajse te bindur se neqoftese bien ne lufte do te shkojne ne parajse.
Mijera ushtare te rinj qe prej moshes 12-vjecare jane derguar ne fushen e luftes per te shperthyer minat me trupin e tyre te njome dhe per tua pergatitur dhe cliruar zonen ushtareve te tjere iraniane.
Ne te njejten kohe regjimi irakian pergatiste operacione ushtarake me gaz helmues e arme kimike per shkaterrimin dhe zhdukjen e kurdeve operacione te quajtura Al Anfal.
Si pasoje e ketyre rrethanave kurdet si kurre me pare u bene te vetedijshem per identitetin e tyre.
Keto fakte provokuan dhe zgjuan praxisin tim ne teater. Ne gjeneratat e reja krijuese gjithnje na ka provokuar pyetje me rendesi Ne atmosfere te tille lufte cfare mund te beje teatri per njerezit fare mund te japim ne Dhe pervec te tjerash si te behet e gjithe kjo
Pergjithesisht ne teater puna fizike dhe vokale kane qene ne qender te eksperimentimit nga Grupet teatrore dhe ansamblet eksperimentale kurde mirepo tashti nga perspektiva e re ajo u plotesua si nga aspekti teorik ashtu edhe ai praktik. Ky konceptim ndaj trupit nuk ishte i rastesishem.
Rrethanat u nderlidhen me njera-tjetren dhe filluan te zhvillohen ne nje pike te perbashket. Madje te gjitha aspektet si ato politike sociale dhe fetare bashkevepruan dhe shpune drejt nje koncepti te ri per te punuar me trupin dhe nepermjet trupit.
Shenjimi i katert Pervec luftes ka pasur diskriminim politik denime dhe perndjekje ndaj artisteve te teatrit. Puna teatrore ishte lufte me fatin. Per shkak te nje fjale apo nje shenje simbolike qe regjimit nuk i ka pelqyer artistet jane arrestuar dhe burgosur madje ne disa raste jane torturuar dhe ekzekutuar pa ndonje gjykim paraprak.
Ndonjehere njerezit e sherbimit sekret ne mes te shfaqjes kane hipur mbi skene dhe kamerat e tyre kane filluar ngadale te filmojne jo vetem fytyrat e aktoreve por edhe te cdo spektatori ne salle. do shfaqje apo koncept regjisorial duhej te ishte i autorizuar dhe filtruar nga nje komision i posacem i Qeverise.
Shpesh aktore apo mysafire nga publiku gjate rruges per ne prova/shfaqje jane torturuar dhe arrestuar nga policia. Disa here pergjate nje shfaqje ka pasur edhe bombardime dhe sulme ajrore ne qytet.
Shenjimi i peste Nga Projekti i shpelles per ne Ekzil
Per mua si nje artist i ri njeriu/trupi kishte nje rendesi shume te madhe. Andaj edhe teatri per mua nuk e kishte rendesine teknike te paster estetike sa e kishte ate trupore-qenesore individuale dhe ekzistenciale.
Kjo do te thote se trupi si proces per mua ka rendesi jashtezakonisht te madhe dhe eshte pike qendrore e punes sone konceptuale dhe njohese. Ketu qendron dilema ime ndaj trupit - pra si esence ne mes te sakrifices dhe ringjalljes.
Qysh me 1986 kur me disa artiste te rinj ne qytetin Sulaimania Kurdistani Jugor themelova Ansamblin eksperimental teatror kurd brenda periudhes 1986-1990 kam realizuar projektet Harig Ape nga Eugene ONeill Duke pritur Godone nga Samuel Beckett Perndjekja dhe vrasja e Jean Paul Marat nga Peter Weiss dhe disa projekte te tjera mbi heronjte e deri tek mitologjia kurde.
Ne fazen e zhvillimit te punes sone ne Kurdistan me 1987 ne banesen tone patem ndertuar nje hapesire teatri per te thelluar dhe te vazhduar hulumtimin tone ne ceshtjen e aspektit trupor. Ky zhvillim e ka origjinen ne Diwachan kurde.
Ne kete teater-dhome realizuam disa projekte interesante. Spektatoret kishin fare pak distance nga interpretuesit. Te dy palet ndjenin frymemarrjen dhe aromen e njeri-tjetrit e nganjehere ne rrethana te caktuara jane prekur/bashkendjere me njeri-tjetrin.
Ky teater-dhome ishte dhe identifikohej si nje rikthim ne vet burimet tona kulturore si dhe nen ndikimin e luftes ky teater pasqyrohej si tryeze e perbashket familjare si kolektiv dhe komunitet qe perpiqej te rigjente origjinen e tij pothuajse te harruar.
Nga rezultatet e ketij teatri kam qene i bindur se efekti i teatrit ne pergjithesi ne ato rrethana lufte behet i mundur vetem permes aktit solemn te lire krijues te tij. Ceremonia per mua ishte marredhenie trup-qenie ekzistence.
Si rezultat i nje pune te gjate shfaqa konceptin tim te ri Projekti i shpelles 1989 si nje koncept fiziko-kulturor. Ky ishte projekt per metodat dhe praktikat autentike-hulumtuese te ekzaminimit te trupit dhe zerit ne performanca kulturore kurde nje kerkim per solemnitet ne veten tone.
Andaj une zgjodha shpellen Anishki si qender hulumtuese e ansamblit tone. Ky vend kishte rendesi te madhe per kujtesen dhe identitetin tone.
Per mua teatri ishte me shume se nje pune artistike per finalizimin e nje produksioni shfaqjesh. Ishte nje lloj ballafaqimi me jeten dhe boten.
Nga rrethanat e Luftes se Dyte te Gjirit 1991 Projektit te Shpelles iu desh te nderpritej dhe pas eksodit masiv te kurdeve ne te njejtin vit me dhimbje u shperngula ne Vjene. Anetaret tjere te Ansamblit u shperndane neper vende te ndryshme te botes disa prej tyre edhe rane viktima te luftes.
Shenjimi i gjashte Nga mesi i vitit 1991 pasi Keshilli i Sigurise i OKB-se krijoi nje zone mbrojtese per kurdet ne Irakun Verior rezultoi nje lufte e re ne Kurdistan e ashtuquajtura Lufta vellazerore e cila si lufte civile zgjati per vite.
Me 2003 kur regjimi diktatorial i Sadam Huseinit u rrezua filloi nje lufte te re terrorizmi. Atje ne Irak njerez dhe krijues te teatrit ende perjetojne dhe ballafaqohen me situata te tmerrshme jetike dhe krijuese.
Autori eshte aktor regjisor dhe drejtor i Laboratorit Teatror Lalish ne Vjene. Ky tekst i perkthyer nga Alban Beqiraj ne formen e nje kumtese eshte prezantuar ne Konferencen Nderkombetare per Teatrin - IPO qe eshte mbajtur ne Teatrin Kombetar te Kosoves nga data 25 - 27 qershor 2010