E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhet e drejta që vijnë nga shteti-amë për bashkim kombëtar

02-12-2012 / Nga Skënder Mulliqi

Nëse të gjithë drejtuesit e shtetit shqiptar deri tash lebetiten ta përmendin bashkimin e shqiptarëve, këtë nuk lebetiti ta përmend njëri ndër burrat më të mëdhenj sot të kombit, kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha. Dhe pikërisht mesazhe për bashkim kombëtar kryeministri Berisha lëshoi në vendin dhe në kohën e duhur, në Shkup. Në manifestimin e madh të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, Berisha ndër të tjera tha: “Sot festojmë të gjithë bashkë 100 vjetorin e Pavarësisë. Sot lavdi Zotit dhe armëve tona, ndjehuni të lirë, festojmë të bashkuar, të sigurt drejt së ardhmes sonë. Pavarësisht çfarë përjetuam, kemi motive për të qenë krenarë me njëri-tjetrin, me trojet tona me flamurin tonë, për të pasur besim tek e ardhmja. Festojnë bashkë Prishtina, Shkupi, e Tirana”. Ai porositi nga Shkupi të gjithë shqiptarët që të punojnë, çdo orë, muaj e vit për bashkimin e tyre. Gjithashtu kryeministri Berisha i porositi edhe fqinjët tanë që ta kuptojnë drejt bashkimin e shqiptarëve. Nuk mund të bëhet kurrfarë barazimi midis synimit shovinist të serbëve për Serbi të Madhe dhe synimit të shqiptarëve për bashkim të trojeve të cilat padrejtësisht mbeten jashtë trungut të lashtë ilirik. Serbia historikisht duke bërë spastrim etnik e zgjeroi territorin e saj dhe nuk ka hequr dorë as sot nga planet e moçme  hegjemoniste. Berisha në manifestimet e shumta foli edhe për nacionalizmin në kuptimin pozitiv të fjalës.Nese burrave të mëdhenj të kombit në vitin 1912 u ra hise ta shpallin shtetin shqiptar, duke shprehur dashurin për popullin dhe vendin e vet. Berishës i ra hise ta vazhdojë rrugën e baballarëve të kombit. A nuk është e arritur e madhe e forcave demokratike në Shqipëri në krye me kryeministrin Berisha siç ishte përmbyllja e një epoke të errët komuniste? A ka sot në trojet etnike njeri  me  demokrat dhe më vizionar së Sali Berishën? Sigurisht së deri me tash nuk e kemi parë një njëri të tillë. Kur e gjithë  bota po përballët me krizën globale,dhe shumë shtete të Evropës nuk po gjejnë rrugë për të dal nga kjo  krizë, Shqipëria po arrin të ruajë stabilitetin ekonomik të saj. Qeveria po bën ndryshime përmbajtësore në planin zhvillimor të rrjedhave ekonomike. Kjo qeveri po e lartëson kombin, po e avancon demokracinë, po e rrit mirëqenien e popullit të vet, e shumëçka tjetër që është vështirë t’i sublimosh në një shkrim të vetëm. Të arriturat e Shqipërisë në planin ndërkombëtar në këtë përvjetor të madh, natyrisht se janë historike. Shqipëria arriti të inkuadrohet në NATO. Shqiptarët po udhëtojnë pa viza në Evropën e bashkuar pas 50 viteve të izolimit nga diktatura. Shqipëria nën drejtimin e Berishës do ta arrijë që të inkuadrohet në të gjitha organizmat e strukturës evropiane, duke fituar edhe statusin kandidat, më gjithë ato ndërskamsa që po i bëhen nga opozita socialiste e Edi Ramës. A ka njeri të ndershëm që do të thotë se këto që i përmenda janë arritje të vogla? Natyrisht se janë për çdo lëvdatë, janë të arritura për mburrje jo vetëm për Shqipërinë. Integrimi në Evropë është matësi më i mirë i demokracisë. Çdo ndalim në këtë rrugë, siç po bëjnë pengesa strukturat socialiste është rrugë e pajustifikueshme dhe shumë e dëmshme për shqiptarët. Veprimet konstruktive dhe uniteti në këtë përvjetor të madh të kombit, janë të nevojshme si kurrë më parë. Ne Evropë mund të hyjmë pa hipoteka të së kaluarës. Shteti dhe kombi janë në rend të parë. Por këtë nuk mund dhe nuk dëshirojnë ta shohin Edi Rama i Tiranës dhe Rexhep Qosja i Prishtinës. Që të dy mbajnë syze miope, se kështu i ka mësuar Partia e Punës. Me logjikën e vjetër të binomit Qosja-Rama me kompani nuk ecet përpara. Kthim në diktaturë siç pretendojnë ky binom, sigurisht së nuk do të këtë më kurrë. Shqipëria dhe shqiptarët tashmë e kanë përqafuar sistemin pluralist si model të përkryer. Ky farë akademiku Qosja del me deklarata dhe intervista skandaloze, në kohën kur po bëhen përpjekje të mëdha të ecim përpara. Analizat dhe komentet e Qoses, janë komente retrograde, janë vlerësime subjektive, tendencioze ndaj Shqipërisë dhe ndaj kryeministrit, Sali Berisha. Komunistëve nuk u përshtatet demokracia, nuk u përshtatet anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në struktura evropiane. Me modele të vjetra të qeverisjes sigurisht se nuk ecet përpara. Ato janë modele të fiksuara në kokat komuniste, të cilët nuk po gjejnë forcë ta pranojnë realitetin e ri në Evropë pas rënies së komunizmit si sistemi më i keq i mundshëm. Shqiptarët janë popull me përcaktime të qarta evropiane, janë popull tolerant dhe liridashës. Ata tepër gjatë kanë jetuar nën diktaturë. Ata tepër gjatë kanë jetuar të vuajtur dhe të persekutuar. Vetëdija kombëtare e shtetndërtimit gjithnjë e më shumë po bëhet pjesë e jetës së shqiptarëve. Në këtë përvjetor të pavarësisë jemi në pozitën më të favorshme të mundshme në histori dhe duhet të përfitojmë nga kjo mundësi e rrallë që  na është dhënë. Jam i sigurtë se  shqiptarët gjithandej kah janë do të punojnë, orë, muaj dhe vit siç e tha kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha për kauzën e drejtë  të bashkimit të shqiptarëve…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›