E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhet humane te Ashton Kutcher dhe Demi Moore

LOS ANGELOS-Ashton Kutcher është i mendimit se mesazhet për njerëzit mund të vijnë në forma nga më të ndryshmet dhe se nuk duhen neglizhuar sado i vogël të jetë mesazhi. Në faqen personale në një nga rrjetet sociale si Facebook, Ashton Kutcher në sfond me Demi Moore, fotoja më e re e bërë me uebcam, përcjell mesazhin se cifti ndodhet në një dozë paqeje të dyfishtë. Dhe më tej Ashton citon, “mesazhet vijnë në forma të ndyrshme, jo vetëm në forma njerezore. Ndonjëherë një letër në anë të rrugës, një pamje zogu që të kap vështirmi, apo të dëgjosh të lehurat e një qeni. Ka një domethënie për të gjitha këto. Sot, jeni të vëmendshëm për gjerat që shikoni dhe dëgjoni. Pyesni veten se cfarë po të tregon bota gjatë udhëtimit tuaj në jetë”, mbyllet mesazhi i aktorit.
Nuk dihet se ku është qëllimi i këtij mesazhi të Ashton, por kur shohim gruan e tij, 14 vjet më të madhe në moshë që si një vajzë e re, qëndron pas tij një metër me tutje me dy gishtat lart, do të thotë se Ashton e ka kapur mesazhin se asgjë në jetë nuk duhet lënë të ikë, dhe ai nuk e bëri.

Ashton Kutcher dhe Demi Moore njihen si cifti që është I pasionuar pas rrjeteve sociale. Cifti nuk pret që paparacët ti ndjekin nga pas për cdo të re, por edhe vaktet e drekës apo ritualet më të zakonshme në shtëpi I përcjellin për fansat në internet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›