E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mirëpret rezolutën serbe për Srebrenicën

WASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur rezolutën e miratuar nga parlamenti i Serbisë, ku dënohet masakra e Srebrenicës.

“E vlerësojmë si hap pozitiv drejt pajtimit, drejt adresimit të krimeve të së shkuarës, përmirësimit të marrëdhënieve rajonale dhe nxitjes së qëndrueshmërisë në rajon. Gjithashtu SHBA mirëpret angazhimin e Serbisë në përpjekjet të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, përfshi kapjen dhe dorëzimin në Hagë të kërkuarve që janë ende në arrati, Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhic,” deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

Toner theksoi se sa i përket përdorimit të termit masakër apo gjenocid, Shtetet e Bashkuara pajtohen me vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se në Srebrenicë ndodhi gjenocid.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›