E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi i OSBE-se Votoni individin jo partine

Kur fushata elektorale per lokalet e 8 Majit ka hyre ne nje faze te nxehte, ambasadori i prezences se OSBE-se ne Tiranë, Eugen Wolfart, ben thirrje qe qytetaret te lene ne hije bindjet partiake dhe te zgjedhin individin. Korrupsioni eshte çeshtje pa parti- tha ai, ne 8 Maj vota te jete per Integrimin.

“Korrupsioni eshte çeshtje pa parti dhe zgjedhjet e 8 Majit jane nje mundesi shume e mire qe te përzgjidhni qeverisjen qe do te kete tolerance zero kunder korruspionit. Te largoheni nga aleancat e verbera te lidhjeve me partite politike dhe 8 Maji te jete dita kur te perzgjidhen kandidatet qe garantojne transparence me te madhe dhe jane per qeverisjen e mire. Thirrja ime eshte Voto per Intergrimin” tha Wolfart.

Thirrja e ambasadorit te OSBE-se u be ne ILDKP, ku si çdo vit me short u perzgjodhen 188 zyrtare, deklaratat e pasurise se te cileve do t’i nenshtrohen verifikimit te hollesishem.

Pjesa me e madhe e funksionare te perzgjedhur me short ishin gjyqtare, prokurore, punonejs te drejtorise se Tatimeve, Doganave, por nuk munguan edhe deputete si Edi Paloka, Tom Doshi, Gjoke Jaku, Ermonela Felaj dhe dy ambasadore.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›