E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata ne Jemen Kombet e Bashkuara pa nje qendrim te perbashket

Kombet e Bashkuara nuk arrijë një qëndrim të përbashkët për Jemenin. Pas ditës së parë të takimit me dyer të mbylluara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara palët nuk arritën të bien dakord mbi deklaratën e përbashkët lidhur me situatën.

Burime nga pallati i qelqtë  citojnë diplomatët të kenë thënë se Gjermania dhe Libani, dy vende anëtare të këshillit, ishin përpjekur për arritjen e një marrëveshjeje, por iniciativa ishte bllokuar nga Kina dhe Rusia, anëtare të përhershme me të drejtë të vetos. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Suzan Rajs tha se disa delegacione kanë ndjekur instruksionet e qeverive të tyre që linin pak hapësirë për diskutime të mëtejshme.

Pas tre muajsh protesta që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ali Abdallah Saleh, dje policia u mori jetën 3 viktimave të tjera, dy në kryeqytet e një në Taiz, në  jug të Sanaa. Sipas burimeve nga vendngjarja të plagosurit arrinin në  rreth 100.

Ndërkohë në Abu Dabi, Këshilli për Bashkëpunim u takua me një delegacion të regjimit jemenit për të gjetur një zgjidhje politike për krizës që deri tani u ka kushtuar jetën të paktën 130 personave. Në takim megjithatë munguan përfaqësuesit e opozitës.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›