Mesazhi i Shkëlzenit për Qukapin: Prishesh për jetë me mua nëse nuk ndihmon Lulin

Shkëlzen Berisha
Familja është angazhuar tërësisht për të ndihmuar Lulzim Bashën që të fitojë postin e kryetarit të Partisë Demokratike.
Kështu raporton e përditshmja Dita, që shkruan se familjarët e Berishës kanë nisur që të dërgojnë mesazhe për të kërkuar mbështetje për Bashën.
Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit u ka nisur mesazhe disa figurave në PD, përfshi Keltis Krujën, ish- prefekt i Tiranës, ku i shkruan: Prishesh për jetë me mua nëse nuk ndihmon Lulin.
Në fushatë është hedhur edhe kunati i Bashës, duke përdorur kompaninë e tij Megatek për këtë qëllim.
Një sërë biznesmenësh pranë LSI po ashtu po lobojnë për Bashën, raportohet në Dita.
Vetë Olldashi është kundërpërgjigjur nga ana e tij duke angazhuar atë që njihet si struktura e mesme në PD, të cilët kanë pasur gjithmonë një distancë me ata që quhen çunat e bukur, të cilët u katapultuan kur PD erdhi në pushtet dhe që nuk kanë vuajtur opozitën e vështirë të viteve 1997- 2005.
Gjithsesi gara është në dorë të atij që numëron votat dhe Basha ka angazhuar si mbikëqyrës të votave të tij Arben Ibrojën, ish- truprojën e Berishës.
Njeriu që do udhëheqë procesin e numërimit do jetë Gazmend Dibra./ep