Mesazhi me i gabuar
Raporti qe shoqeron refuzimin e aplikimit te Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ka autoresine e Komisionit Europian qe eshte qeveria e Europes se Bashkuar. Ky raport pasi eshte shpallur nuk mund te ndryshohet. Vendi duhet te prese raportin e ardhshem per te pare evoluimin e vleresimeve.
Kushdo e di kete. Prandaj reagimi i pare dhe i mbrame i qeverise duhet te jete perveshja e mengeve per te ndryshuar gjendjen. Edhe nese ka ndonje formulim te pagelltitshem per qeverine.
Ne fund te fundit jemi ne qe duam te hyjme ne Europe. Jemi ne qe kemi nevoje. Ne kemi sprovat. Gjykimin e ka Europa. Vetegjykimi nuk ka pune dhe nuk vlen ne kete marredhenie.
Po si po reagon qeveria shqiptare ndaj ketij raporti
Pas deklaratave te para rutinore artikulimet e kryeministrit dhe drejtuesve te tjere te shumices kane njohur nje terheqje nje mpirje nje perpjekje per tu fshehur prapa frazave te pergjithshme nje shperfillje te plote te problemeve te mprehta nje irritim te brendshem ndaj disa formulimeve kritike qe nuk i gjejme ne asnje prej raporteve te meparshme.
Kjo lloj kurbe se prapthi e qendrimeve te qeverise ishte e pritshme deri ne njefare pike. Se pari per shkak te sihariqit te heqjes se vizave.
aporti u hidhte uje te ftohte mburrjeve politike. Raporti nuk ndihmonte per ti vene flatra qeveritare festes se ligjshme popullore. Nderkohe qe qeveria kishte nevoje ti shiste sa me shtrenjte vizat dhe kete mund ta bente vetem duke harruar raportin.
Se dyti qeveria ka pritur kritika sepse ka qene ne brendesi te ecurise se hartimit te raportit por ndoshta nuk priste goditje te drejtperdrejta. Prandaj ne perballjen e pare u gjend e hutuar e befasuar. E gjithe kjo nuk mund te zgjaste me shume se tre kater dite.
Pas festes se vizave dhe pas shokimit te pare per raportin i vinte radha reflektimit gjakftohte rreth vleresimeve dhe detyrave qe permbante ai raport. Qeveria ishte thirrur dhe vazhdon te jete thirrur ne kauze te mase forcat i perbush apo jo detyrat e dhena nga Europa
Nese po kjo pergjigje duhet te gjeje shprehje ne paketen e masave konkrete te menjehershme afatshkurtra dhe afatmesme. Pergjigja po e pashoqeruar pa asnje mase nuk ka vlere.
Nese per qeverine zbatimi i detyrave te Europes eshte njelloj si te prese degen ku rri kryeministri duhet te kete kurajen te propozoje apo pranoje nje formule te re qeverisjeje qe zhbllokon agjenden e integrimit. Si interes publik dhe kombetar integrimi i vendit qendron mbi cdo qeveri te radhes.
Per fat te keq megjithese kane kaluar nente dite nga publikimi i raportit te BE-se qeveria nuk ka dhene asnje shenje se po vret mendjen per te ndrydhur gjendjen dhe konsideruar kritikat qe na konsiderojne te padenje edhe si vend kandidat.
Asnje reflektim per mungesen e ndjekjes penale dhe denimeve per korrupsionin e niveleve te larta. Asnje fjale per gjendjen problematike te lirise se shtypit. Asnje rrugedalje per kulturen e pandeshkueshmerise si semundje vrastare e demokracise shqiptare.
Raporti ka pohuar humbjen e funksioneve kontrolluese te Kuvendit te Shqiperise qe eshte shnderruar ne mashe te qeverise raporti ka shkruar per keqperdorimin e postit nga drejtuesja e Kuvendit. Kryeministri nuk ka cfare thote per keto pohime shume te renda. Ai duhet te veproje me cilesine e shefit te shumices.
Ne pritje te momentit per te vepruar nese i dhimbset me shume integrimi se sa kupola e pushtetit te tij ai duhej te thoshte patjeter dicka shteruese per distancen qe ndan demokracine shqiptare nga standardet e Kopehhagenit qe jane standardet e integrimit ne Europe. Sa larg jemi duhet te bejme ka ndermend te beje qeveria per te fituar kohen e humbur
Por ne vend qe te ndryshoje gjendjen Berisha ka merak te ndryshoje raportin. Kete mendim e shprehu ne Tirane dhe filloi ta vinte ne jete ne nje takim te Partive Popullore ne Bruksel. Nuk eshte e qarte se cfare konteston konkretisht Berisha ne raportin e KE-se. Deri me tani kundershtimi i tij duket i pergjithshem i mjegullt.
Dhe ndoshta nuk mund te jete ndryshe pasi ai nuk eshte i sigurt se duke dashur te vere vetulla do te nxjerre edhe syte. Nderkaq cdo politikan e di se raporti nuk mund te ndryshohet ne asnje lloj takimi te partive politike europiane te djathta apo te majta qofshin. Ndarja e pushteteve ne Europe eshte nje realitet jo nje fiksion sic mund te mendoje ndokush ne Shqiperi.
Jehona e ankesave te Berishes ne fjalen e kryetarit te grupit te populloreve ne Parlamentin Europian zotit Jozef Daul ska efekt tjeter ne kete periudhe vecse krijon nje lloj kakofonie per veshet e shqiptareve sikur ne Bruksel dikush i bie gozhdes dhe dikush tjeter patkoit. Berisha qe ka per qellim relativizimin e kritikave te raportit eshte i kenaqur me kete.
Po me tej Me tej komisioneri per zgjerimin zoti Stefan Fyle qe eshte ministri i fushes publikon serish qendrimin e Komisionit Europian ne mbrojtje te raportit realist per Shqiperine. Nuk do te kete kundereplika. As qe behet fjale qe institucionet europiane te hyjne ne krize per Shqiperine.
Raporti do te mbetet ky qe eshte pa u ndryshuar nje presje. Kundershtimet eventuale te Berishes do te depozitohen por nuk do te reflektohen. Nese do te kete kundershtime per ceshtje te negociuara me zyrtaret shqiptare te integrimit kjo do te krijoje ilaritet ne Bruksel dhe nje largim edhe me te madh te qeverise se Shqiperise nga qeveria e Europes.
Pse atehere Tirana ia ka nisur me kundershtime mund te pyese ndonje lexues. Pse u dashka kundershtuar nje raport qe nuk ndryshon Thjesht per te shpallur papajtueshmerine Thjesht per seder Medalja i ka te dyja anet. Ka edhe aspektin emocional te prekjes ne seder.
Ka edhe aspektin racional te nje levizjeje te llogaritur. Nese e shohim problemin nga ky aspekt i fundit do te thoshim se nepermjet zhurmes per kundershtimin e raportit Berisha kerkon te distancohet dhe te qendroje sa me dorejashte ne lidhje me zbatimin e detyrave qe shtrohen ne kete raport.
Kete pohim e perforcon fakti se zyrtaret e larte te qeverise shqiptare nuk kane shprehur ende asnje impenjim konkret per korrigjimin e verejtjeve te pasqyruara ne raport. Investimi per kundershtimin e ndonje paragrafi nuk eshte shoqeruar me investimin per respektimin e paragrafeve te tjere kritike.
Nje qasje e tille kaq e njeanshme dhe kaq unikale nuk mund te mos krijoje ne Bruksel pershtypjen se ne lidhje me integrimin europian qeveria e Tiranes kerkon te gjykohet sipas mendimit qe ajo ka per veten e saj dhe jo sipas vleresimeve standarde qe bejne institucionet europiane per demokracine dhe qeverisjen e Shqiperise.
Kjo do te thote qe dashje pa dashje te investohesh per ngadalesimin dhe jo per pershpejtimin e integrimit. Kjo do te thote gjithashtu se me heqjen e vizave ceshtjet e integrimit shnderrohen ne nje barre per qeverite autortariste me tipare kaste. Por vizat pa integrimin nuk jane zgjidhje. Integrimi eshte endrra e shumices dermuese te shqiptareve.
Distancimi ndaj raportit te KE-se eshte mesazhi me i gabuar dhe me shqetesues qe mund te jepte qeveria aktuale shqiptare ne lidhje me integrimin. Nuk ka vend per te ndryshuar raportin por per te ndrydhur urgjentisht qendrimet ne perputhje me rekomandimet qe shoqerojne raportin ne fjale. Ky eshte i vetmi reflektim pozitiv dhe ska tjeter.