Shume ekrane pak fytyra
Lindja e cdo medie te re eshte nje feste per demokracine. Ne parim kjo do te thote qe shtohen mundesite per me shume zera ne debatin publik krijohen me shume hapesira per me shume persona qe te shprehin idete e tyre e ne kete menyre ti japin frymemarrje me te gjere shumices. Por ne parim ama.
Sepse ne realitet ajo qe po ndodh ne Shqiperi eshte e kunderta. Sa me shume ekrane shtohen aq me shume fytyra riciklohen. Duket se njerezve te ekraneve nuk u mjaftojne tashme studiot qe kane sepse kane nevoje ta shohin fytyren e tyre kudo.
E kam theksuar dhe me pare ne nje shkrim qe media shqiptare ka nevoje te demokratizohet jo vetem ne kuptimin e personazheve qe afron ne skenen publike por edhe ne nje kuptim me te gjere ti beje qytetaret pjesemarres ne programet e veta. Ne shumicen e rasteve qytetaret jane pjese e programeve argetuese si konkurrente pergjithesisht.
Kur diskutohen tema serioze publiku ne salle perdoret thjesht si fasade sa per te thene ja po e sjellim njeriun ne ekran. Ndersa ne rastin e te ftuarve po operohet gjithnje e me shume me tipin e te ftuarit fiks ospite fisso qe flet per cdo gje qe nga politika tek gatimi.
Kuptohet qe nuk jemi duke vene ne dyshim qe cdo grup mediatik ka interesat e veta te cilat i mbron ne menyren qe parapelqen e ne kete kuader edhe duke zgjedhur personazhet qe i vijne me per shtat politikes editoriale te tij.
Por kjo strategji pervecse sjell nje vjelje nga ekrani dhe renie te shikueshmerise - gje per te cilen duket se nuk shqetesohen shume le pa alternative shprehjeje nje grup te madh qytetaresh qe nuk e gjejne veten askund ne arenat mediatike te diskutimit publik e per pasoje tkurrje te hapesires publike e cila eshte jetike ne demokraci.
Shtimi i mediave eshte nje lajm i mire edhe per profesionistet e rinj sepse tregon qe tregu po zgjerohet dhe do te kete me shume mundesi qe te ushtrojne profesionin per te cilin po pergatiten ne shkolla.
Por edhe ketu serish flasim ne parim. Sepse ne realitet ajo qe ndodh eshte se ka pak vend per te rinjte ne kesi vendesh. Parapelqehen figura te konsoliduara me te cilat eshte testuar njefaresoj publiku. Megjithate pak freski fytyrash ne ekranet tona nuk do te na bente keq.
Shumekush mund ta kundershtoje se ky eshte nje kendveshtrim idealist pasi logjika e tregut te mediave eshte tjeter. Ai qe hyn ne treg - dhe eshte goxha e veshtire per te hyre deshiron te jete i sigurt qe do te fitoje.
E ka te qarte strategjine e konkurrences dhe deshiron te sfidoje ata qe jane tashme ne treg me me te miret. Pra nuk mund te rrezikoje me parime te mendoje per demokracine sepse logjikon si biznesmen.
Ai do te mbledhe me te miret se ha shume meraku se ku do te punesohen te rinjte apo cfare do te sjelle te re. Pronari/ja i medias kerkon te nxjerre investimin e vet ne nje kohe sa me te shkurter dhe te beje vend ne tregun e mediave me linjen e vet editoriale.
Edhe ky eshte nje kendveshtrim qe qendron po kush tha qe kendveshtrimet idealiste nuk vlejne per debat