E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi shokues në BBC, Goldman Sachs sundon botën

Intervista e një operatori të bursës gjysmë të panjohur, por të sinqertë, shokoi drejtuesit e emisionit në Bbc. Alessio Rastani përshkroi në më pak se tre minuta atë që pjesa më e madhe e botës injoron, por që shumë analist e din prej kohësh.

“Tregjet do të bien, dhe do të jetë një rënie e thellë, sepse tregjet janë të drejtuara nga frika tashmë. Investitorët nuk besojnë në planin e shpëtimit, ata e dinë që tregu është në gjendje të vështirë, e dinë që tregu i titujve është fundosur, për euron nuk u bëhet vonë. Ata po lëvizin parat në investime më të sigurta, si bonot e thesarit dhe titujt me skadencë 30 vjecare. Pra plani i shpëtimit nuk ka për të funksionuar.

Unë jam një “trader”, nuk më intereson shpëtimi i ekonomisë. Kur unë shoh një mundësi fitimi, e shfrytëzoj atë për përfitime më të larta. Asnjë “trader” nuk është i interesuar për të shpëtuar ekonominë, puna e tyre është të marrin përfitime sa më të mëdha. Personalisht, kam tre vjet që e ëndërroj një recesion tjetër. Pse? Njerëzit ndoshta nuk e kuptojnë por, për shembull gjatë krizës së vitit 1930 kishte njerëz që ishin përgatitur për atë rënie dhe arritën të nxjerrin përfitime të mëdha nga rënia ekonomike. Këtë gjë nuk mund të bëjnë vetëm disa njerëz nga elita, kushdo mund të nxjerrë fitime të mëdha nëse është i përgatitur.

Për të gjithë ata që po e shohin këtë: Kriza ekonomike është si një tumor, nuk do të shërohet vetë. Duhet të jeni të përgatitur për më të keqen.

Nuk është koha për të besuar te qeveritë për shpëtimin nga kriza ekonomike. Botën nuk e drejtojnë shtetet. Botën e drejton Goldman Sachs. Dua ti ndihmoj njerëzit. I them të gjithëve që të mësojnë si të fitojnë nga një treg në rënie. Kushdo mund të nxjerr përfitime. Parashikoj që brenda 12 muajsh miliona njerëz do humbin kursimet e tyre dhe ky do të jetë vetëm fillimi. Jini të përgatitur dhe veproni sa më parë”, u shpreh Rastani.

(a.h/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Fjalimi shokues në BBC i një operatori të bursës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›