Europa e ndarë mbi shpëtimin e Athinës
Vazhdojnë frakturat brenda grupit të shteteve që duhet të financojnë shpëtimin e Greqisë. Sipas Financial Times, disa shtete kërkojnë ndryshimin e marrëveshjes së shpëtimit duke bërë presion që kuota më e madhe e financimit të rëndoj mbi bankat, pra privatëve, duke zhvlerësuar titujt grekë që ato kanë në dispozicion.
Situata rëndohet jo prej faktit se numri i vendeve që kërkojnë rishikimin e marrëveshjes janë 7 në 17, por sepse në atë grup bëjnë pjesë Hollanda dhe mbi të gjitha Gjermania, pra peshat e rënda të BE-së.
Në krahun tjetër, përvec bankës qendrore europiane, qëndron Franca, pra shteti bankat e të cilit javët e fundit kanë hasur luhatje marramendëse në bursë. Nëse opozitotrët e marrëveshjes arrin modifikimin e kontratës, asnjë nuk siguron se vendet e tjera do të jenë dakord.
(a.h/BalkanWeb)